Prishtine ,13 qershor 2014- Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera disa mujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që merrej me kontrabandim të migrantëve dhe falsifikim të dokumenteve, sot( 13.06.2014) në rajonin e Pejës dhe të Prizrenit, (në tri lokacione), ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “RRUGA” dhe është arrestuar ky grup të dyshuarish të cilët në vazhdimësi kryenin veprat penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikonin dokumente, duke përfituar mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.Të dyshuarit janë:1. R. H. 1970 Kosovar/shqiptar2. P. G. 1990 Kosovar/shqiptar3. L. H. 1999 Kosovar/shqiptar Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Një laptop,Një shtëpizë kompjuteriTre telefona celularëDokumente që dyshohen si të falsifikuaraNjë armë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe 12 fishekë te të njëjtës armëPersonat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme hetimore .