Prishtinë, 6 qershor 2014 Drejtoria për mbështetje të hetimeve në kuadër të Divizionit kundër krimit të organizuar, bazuar në Urdhrin për paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtine, pas veprimeve operative hetimore sot (6. 6.2014) ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar i cili ishte në kërkim nga policia që nga data 10.02.2014. Presoni i kërkuar tanimë i arrestuar nga Policia, dyshohet së ka kryer veprat e ndryshme penale si “Vrasje të rënde dhe mbajtje në pronësi kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armeve”. I dyshuari sipas bazës së të dhënave të Policisë se Kosovës ka të regjistruara edhe 113 raste penale, ku shumica e tyre janë “grabitje dhe vjedhje” . Arrestimi i të dyshuarit është realizuar nga Njësiti Special Intervenuese i Policisë së Kosovës.Personi i arrestuar është: 1. Agron G, viti i lindjes 1989 Kosovar/shqiptar Personi i dyshuar pas përfundimit të procedurave policore do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.