Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me disa shkrime të publikuara në disa portale dhe në një gazetë për konkursin e Policisë

 Prishtinë, 01 qershor 2014-Policia e Kosovës me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet e publikuara më 01.06.2014 në disa portale dhe gazetën “Blic”, e që mban titullin “PDK keqpërdor konkursin e Policisë për vota” reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:Policia e Kosovës i ka kushtuar kujdes të veçantë të gjitha proceseve të rëndësishme për institucionin, e në këtë rast edhe procesit të shpalljes së konkursit për pranimin e zyrtarëve policor sipas kushteve dhe kritereve të parapara të konkurrimit, proces ky i cili monitorohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë të EULEX-it.Planifikimet për proceset e rëndësishme siç është edhe konkursi për pranim të zyrtarëve policor, kryesisht bëhen duke u bazuar në vlerësimet, planifikimet afatgjata për personel policor, me qëllim të plotësimit të nevojave të strukturës organizative policore dhe në tërësi do të menaxhohet nga Policia e Kosovës. Ky konkurs sikurse edhe konkurset e tjera të hapura në vitet e kaluara janë bazuar në Ligjin e Policisë, neni 44, Udhëzimin Administrativ 07/2012 ,Mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, Kreu III, si dhe Neni 5 paragrafi 2.1, dhe nuk ndërlidhen me asnjë çështje tjetër duke përfshirë edhe ato politike.Po ashtu ky proces është i përgatitur në bazë të standardeve dhe kritereve të parapara për rekrutim, kritere këto të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së. Prandaj bazuar në këtë, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se i tërë ky proces i konkurrimit është duke u realizuar në harmoni të plotë me ligjin dhe me planifikimet afatgjata të realizuara nga Policia e Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me asnjë çështje tjetër e as me çështjet politike siç potencohet në shkrimet në portale dhe gazetën në fjalë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje