Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

25.05.2014, fshati Duraj,Kaçanik-Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 23:15 në afërsi të fshatit Duraj , ka humbur jetën një person .Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shtërpc-Fusha e Pajtimit , ku sipas raporteve të para, ngasësi B.Z. (M/Shtetas i Maqedonisë , 28 vjeç) , duke mos e përshtatur vozitjen kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi timonin e automjetit BMW 318 , del nga rruga dhe bie në humner me ç’rast lëndime të rënda marrin edhe dy pasagjerët në veturë.Nga ana e mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e ngasësit ,kurse dy të lënduarit kanë marrë ndihmëm mjekësore në Emergjencën e Ferizajt . Me urdhër të prokurorit të Shtetit , trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore. Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje