Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me deklarimet e pavërteta të z. Molliqaj në emisionin “INTERAKTIV”

Prishtinë, 23 maj 2014 Policia e Kosovës me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me deklarimet e z. Dardan Molliqaj në emisionin “INTERAKTIV” të KTV-së të datës (22.5.2014), ku thotë se kinse policët në stacion policor “Qendra” i kanë thënë se arrestimi i tij është bërë me motive politike, reagon ndaj këtij deklarimi të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon: Për më shumë dëshirojmë të sqarojmë opinionin e gjerë se arrestimi i tij nga ana e policisë është bërë konform urdhër arrestit valid me numër (P.nr. 1412/2012) që është nxjerrë me datën 25.2.2014 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.Konsiderojmë se individ të caktuar përgjatë ditës së djeshme dhe veçmas z. Molliqaj kanë përdorur deklarime të tilla të paqena, për arsye të ndryshme duke u munduar të lajthitin opinionin kinse policia është në funksion të politikës, porse faktet themelore janë se policia vetëm ka zbatuar ligjin, respektivisht urdhër arrestin e nxjerrë nga gjykata në fjalë.Duke marrë për shkas këto deklarime, Policia e Kosovës rikonfirmon edhe një herë se e tërë puna e saj është e mbështetur mbi bazën e ligjeve në fuqi, si dhe është e përkushtuar në zbatimin dhe garantimin e rendit dhe të ligjit, duke respektuar dhe mbrojtur të gjitha liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, pa asnjë lloj dallimi dhe diskriminimi.Më tej kërkojmë nga eksponentë të caktuar që të mos shfaqin tendenca dhe të bëjnë deklarime joreale e të paqena, për të njollosur Policinë e Kosovës si një nga institucionet më të besueshme në vend.Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se veprimet policore kanë qenë në harmoni të plotë me procedurat ligjore dhe zbatimi i urdhër arrestit të gjykatës është bërë konform autorizimeve ligjore që ka Policia e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje