Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim lidhur me rastin e QKUK-së

Prishtinë, 22 maj 2014- Policia e Kosovës, referuar informacioneve të pranuara lidhur me arratisjen e disa personave të quajtur ‘Grupi i Drenicës’ nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për kërkimin e tyre. Lidhur me këtë rast janë kontaktuar edhe personat kompetentë të institucioneve relevante të Prokurorisë, QKUK-së dhe Shërbimit Korrektues, të cilët kanë qenë përgjegjës në sigurimin e tyre, duke përfshirë edhe stafin i cili ka qenë në detyrë. Lidhur me rastin në fjalë Policia e Kosovës bazuar edhe në kërkesën për letër-rreshtim të Shërbimit Korrektues ka ndërmarrë masat e nevojshme policore, duke përfshirë edhe ato në vendkalimet kufitare, aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe në momentin e hasjes të njëjtit do të dërgohen në burgun e Dubravës, konform kërkesës së letër-rreshtimit të Shërbimit Korrektues. Njëkohësisht, Policia e Kosovës është duke menaxhuar edhe me protestuesit, të cilët gjenden tek QKUK-ja, me qëllim të sigurisë dhe krijimit të lëvizjes së lirë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit si dhe dhënies së asistencës policore të gjitha institucioneve relevante.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje