A. Bytyqi, mashkull, 78 vjeç, shtetas Kosovar, ka humbur jetën.Policia që kishte dalë në vendin e ngjarjes nuk kishte gjetur automjetin që kishte shkaktuar aksidentin pasi që ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.Ndërkohë që specialistë të policisë së trafikut rajonal për hetimin e rasteve të tilla kishin filluar hetimin lidhur me rastin duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe ekspertim të gjurmëve të mbetura aty, kishin orientuar punën e tyre në drejtim të identifikimit të vozitësit si dhe veturës së dyshuar. Puna hetimore dhe kërkimore e policisë së trafikut e mbështetur në analizën e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e ekzaminimit të vendngjarjes ka nxjerrë në dritë detaje të cilat kanë qenë vendimtare për ndriçimin e rrethanave të rastit.Kësisoj policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin; • A. J. mashkull, 29 vjeç, shtetas Kosovar, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë vozitës i automjetit VW- Kombi transporter që ka shkaktuar aksidentin në fjalë.Pasi që policia ka identifikuar edhe vendndodhjen e të dyshuarit sot rreth orës 14:30 ka arrestuar atë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48 orësh dhe të njëjtin e ka dërguar në qendrën e mbajtjes për kompletimin e mëtejmë të veprimeve hetimore e procedurale.Në të njëjtën kohë policia ka konfiskuar edhe automjetin me të cilin dyshohet të jetë shkaktuar aksidenti me qëllim të ekzaminimit të detajuar pasi që i dyshuari ka ndërmarrë disa veprime duke ndryshuar specifika të caktuara të automjetit me të cilat ka provuar ti shmanget zbulimit policor. Aktualisht policia po punon me përkushtim të madh për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje, njëherësh ka shtuar aktivitetin e saj policor për disciplinimin e kundërvajtësve në trafik dhe ndërkohë që u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e aksidenteve të trafikut.