Kushnin, 17 maj -Rreth orës 11:00, një qytetar i cili po shëtiste në një rrugë të fshatit Kushnin ka hasur në një ari të vogël i cili kishte qenë i lënduar dhe në një gjendje te keqe shëndetësore. Me ta vërejtur këtë, qytetari e ka marrë me vete ariun dhe e ka sjellë në Stacionin policor në Prizren. Policia e ka thirr në ndihmë veterinerin i cili është përkujdesur për shëndetin e ariut. Më vonë janë informuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe inspektorët për mbrojtjen e faunës në parkun kombëtar “Malet e Sharrit” të cilët e kanë marrë ariun për t’i dhënë strehim dhe përkujdesje adekuate.