Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me disa shkrime të ndryshme që publikohen në një portal gazetaexpres.net

Prishtinë, 16 maj 2014
Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi për media dëshiron të informojë opinionin publik se ka filluar hetime intensive ndaj një portali të dyshuar (gazetaexpres.net) i cili publikon shkrime të ndryshme, e që ndikojnë negativisht në opinionin e gjerë. Si pasojë e shkrimeve të ndryshme, të cilat kanë qëllime nga më të ndryshmet, kanë viktimizuar persona të ndryshëm, ku njëra ndër ta është edhe znj. Alma Lama, ish-deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe komentimeve të ndryshme në këtë portal, pasi që ndaj të njëjtit janë duke u kryer hetime nga njësitet relevante policore. Njësitet policore janë duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante, të cilat mund të ndihmojnë në realizimin e hetimeve konkrete ndaj këtij portali. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe jetës së qytetarëve.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje