15.05.2014, Ferizaj
Mbrëmë dhe sot, në dy raste të ndara në Ferizaj dhe në Shtime, hetuesit policor të stacioneve përkatëse, kanë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Në rastin e parë në Ferizaj, reth orës 21:00, policia ka marrë informatën se një person i dyshuar me një veturë të tipit, BMW X 5, posedon armë. Reagimi i hetuesve policor ka qenë i menjëhershëm dhe personi i dyshuar është ndalur në rrugën kryesore të qytetit. Gjatë kontrollit, në brezin e të dyshuarit, Bujar H. (30 vjeç), është gjetur një revole me shtatë fishekë, ndërsa në shtëpinë e tij në Ferizaj, është gjetur një armë automatike, “AK 47” me bajonetë e me dy karikatorë, 10 fishekë të armës automatike, 8 fishekë të revoles dhe një fishekë i armës automatike, “Tomson” si dhe rreth 3 gram të substancës së dyshuar narkotike marihuanë.Ndërkaq, sot rreth orës 7:00, derisa po patrullonte në fshatin Zborc të Shtimes, policia ka hasur në një person me një armë gjysmë automatike (prodhim kinez) në krah. Të dyshuarin, Enver K. (24 vjeç), policia e ka sjellur në stacion ndërsa e ka konfiskuar armën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.