Klinë , 14.05.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit rajonal për hetimin e vrasjeve pran DRP Pejë , pas një pune intenzive operativo-hetimore , hetimeve të vazhdueshme dhe në menyrë sistematike të zhvilluara në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore -Departamenti për krime të rënda në Pejë , kanë identifikuar të dyshuarin mashkull i moshes 35 vjeçare me inicialet V.S nga rajoni i Klinës , lidhur me vrasjen e tani të ndjerit Burim Sejdiu , i vrarë me armë zjarri automatike AK-47 në vitin 2003 në fshatin Grabanicë – komuna Klinë. Pas identifikimit të dyshuarit në fjalë, me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë me date 13.05.2014 është kryer një kontrollë (bastisje) në dy lokacione në rajonin e Klines, ku është arrestuar i dyshuari lidhur me ketë vrasje.Njëherit gjatë kontrollit , ndër të tjera , në njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47 me 30(tridhjetë) fishek te kal. 7.62 mm. Policia e Kosovës falenderon qytetarët e Republikës së Kosovës për çdo informacion të ofruar në ketë rast, dhe në raste tjera,duke pasur parasysh që njësitet adekuate policore çdo herë në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatat kompetente janë çdo herë aktiv në hetimin e Vrasjeve dhe çdo krimi tjetër të denueshëm me ligjet e aplikueshme, pa marrë parasysh periudhën kohore apo vendin kur ato vepra kanë ndodhur.Shfrytëzojmë rastin që t’ju bëjmë edhe një herë apel të gjithë qytetarëve të Republikes së Kosovës që të plasojnë çdo informacion në organet e ndjekjes në çfarëdo mënyre të komunikimit, qoftë përmes telefonatave, tek ndonjë oficer policor më i afërt, më i besueshëm apo në stacionin më të afërt policor për ndonjë Vrasje apo çfarëdo vepre tjetër penale.Ketë e kërkojmë me qëllim që së bashku të kontribojmë në mbrojtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë në vendin tone, në menyrë që të ngrisim mirëqenjen tonë dhe të reflektojmë pozitivishtë si popull i kulturuar, edukuar dhe i dinjitetshëm që jemi.Disa nga numrat kontaktues te Policisë Kosovës për Rajonin e Pejes ku mund të plasohen informacionet janë: 192 që është aktiv në çdo kohë, dhe është pa pagesë, 039432327 ; 093433056 dhe 044506094 (numer i Sektorit rajonal të hetimeve – Pejë)