Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdes një person në aksident trafiku, një tjetër pëson lëndime trupore.

Prishtinë, 14 maj 2014 – Sot rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan në afërsi të liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar.Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë e tipit “BMW” ngjyrë e kaltër , që të dyja me targa të Kosovës. Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertimin e vendngjarjes.Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimin e bazuar se deri tek aksidenti ka ardhur në momentin kur drejtuesi i automjetit “BMW” ,i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Gjilanit për në Prishtinë me të arritur në segmentin e sipër cekur rrugor duke mos respektuar shenjat e trafikut ka bërë tejkalim të parregullt duke kaluar në shiritin e kahjes së kundërt të rrugës dhe duke u ndeshur kështu me pjesën e përparme drejtpërsëdrejti me autobusin i cili në atë moment ishte duke lëvizur në drejtimin Prishtinë – Gjilan në shiritin e rregullt.Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë:
 S. M, mashkull 69 vjeç, shtetas Kosovar, ( vozitësi i veturës BMW )
vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e mjekut prezent në vendngjarje, përderisalëndime trupore ka marrë,
• I. M i mitur, mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës BMW)
i cili është dërguar në QKUK për trajtimin mjekësor.Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje