Prizren, 13 maj
Sot, rreth mesdite, në Policinë e Prizrenit është paraqitur Dibran Xhoxhaj në cilësi të viktimës për siç deklaron keqpërdorim të besimit nga e dyshuara Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”. Sipas viktimës, e dyshuara që punon në kafe-bar “Cobra City” në Landovicë ia ka marrë në shfrytëzim veturën e llojit BMW-X5 me targa sllovene dhe nga data 11 maj nuk ia ka kthyer veturën. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Keqpërdorim i besimit”. Policia ka nisur me hetimin e rastit.