Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Një person vritet, një tjetër pëson lëndime trupore (theret me thikë)

Prishtinë, 13 maj 2014 – Dje rreth orës 19:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, është një person i therur me thikë.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me dy raste një vrasje e rëndë (me armë të ftohtë, thikë) dhe lëndim i rëndë trupor (therje me thikë): ku viktima:
o R. R, femër, 94 vjeç,
duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e ftohtë ka ndërruar jetë, përderisa i lënduari ,
o B. H, mashkull, 54 vjeç,
është liruar në shtëpi pasi në qendrën emergjente ka marr një trajtim mjekësor.Deri tani në polici janë shoqëruar dhe intervistuar tetë (8) persona, prej të cilëve njëri A.S , mashkull,33 vjeç, është ndaluar në qendrën e mbajtjes si i dyshuar për veprat në fjalë.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me të dyja rastet. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje