Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për aksident trafiku, largim nga vendi i ngjarjes dhe kanosje

Prishtinë, 13 maj 2014 – Sot në ora 11:27, ne rrugën ,,Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’ rast një veture e tipit Opel Vectra, te cilën e ngiste i dyshuari:
o B. H. mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka goditur një këmbësore, femër A. G. 21 vjeç, dhe nuk është ndalur ne vendin e ngjarjes. I njëjti në ikje e sipër ka shkaktuar përsëri aksident trafiku tek ish tregu i veturave ku ka goditur dy vetura një të tipit VW Passat dhe një veturë të tipit Mercedes, që të dyja veturat me targa të Republikës së Kosovës.Në aksidentet e shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, përfshirë këtu edhe personin e dyshuar, që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore dhe pas lirimit nga mjeku, viktimat janë liruar në shtëpi ndërsa me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë. Ndaj personit të dyshuar, gjithashtu policia ka hapur edhe rastin kanosje, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor të trafikut i cili po merrej me rastet e aksidentit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje