Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndim i rëndë trupor

Prizren, 11 maj
Rreth orës 04:10 minuta të mëngjesit, në objektin hotelier “Paradiso” që ndodhet në rrugën “Kukësi” në Prizren, ka plasur sherri në mes të mysafirëve që po pinin në dy tavolina të ndara. Një fjalosje verbale ka kaluar në përleshje me ç’rast një i dyshuar ka përdor thikën dhe e ka lënduar rënd një viktimë të këtij rasti. Më pas viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve plagët ishin tejet serioze dhe janë trajtuar në kirurgji. Në këtë përleshje lëndime kanë pësuar edhe dy të dyshuar tjerë. Policia e Prizrenit është marrë me rastin dhe në vazhdimësi ka shoqëruar në polici të gjithë të dyshuarit. Ndërkaq, pas konsultimit me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është ndalur nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje