Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje serike

Prizren, 07 maj
Është arrestuar nga policia e Prizrenit i dyshuari J. Sh. në bazë të provave materiale dhe dyshimit të bazuar se i njëjti gjatë vitit 2013 ka vjedhur në territorin e komunës së Prizrenit mbi 50 biçikleta të llojeve të ndryshme dhe gjësende tjera të cilat i ka shitur kryesisht në fshatra të Hasit. Pas një pune hetimore, policia ka arritur t’i gjejë dhe t’i parkojë në oborrin e stacionit policor 50 biçikleta të cilat ishin shitur dhe presin që qytetarët të paraqiten në polici për t’i identifikuar. Besohet se numri i biçikletave të vjedhura mund të jetë më i madh por disa qytetarë nuk i kanë kallëzuar rastet në polici. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje