Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen gjashtë të dyshuar për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ dhe ‘mashtrim’

Prishtinë, 6 maj 2014
Departamenti Special Kundër Korrupsionit, me datën 6 maj 2014, në orët e hershme të mëngjesit, ka realizuar një operacion policor, në rajonin e Vushtrrisë. Ky operacion ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: ‘pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ , ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘mashtrim’. Operacioni është zhvilluar, pasi që të njëjtit dyshohet se në vazhdimësi kanë mashtruar persona të ndryshëm lidhur me marrjen e kredive, në një bankë, me qëllimin që të sjellin përfitime për veten e tyre, në mënyrë të kundërligjshme. Personat e arrestuar për këtë rast janë:
· K. B. lindur më 1984 m/sh/k
· A. S. lindur më 1994 m/sh/k
· B. G. lindur më 1985 m/sh/k
· H.H. lindur më 1989 m/sh/k
· P. B. lindur më 1990 m/sh/k
· B. H. lindur më 1986 m/sh/k
I gjithë operacioni është realizuar me vendim të Prokurorisë Speciale, me vendim të së cilës të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje