Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informim i opinionit lidhur me publikimin e lajmit në media “Gjendet i vdekur 9 vjeçari Fitim Hasani”

Pejë, Dt.5.5.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht Zyra për Informim dhe mardhënie me publikun pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës në Pejë, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, pas publikimit të lajmit në disa portale dhe mediume të ndryshme “Gjendet i vdekkur 9 vjeqari Fitim Hasani”, ju sqaron si në vijim:Për shkak të informimit të drejtë të opinionit lidhur me rastin e zhdukjes së fëmijës Fitim Hasani, që nga data 26.4.2014, njësitë hetimore përkatëse në nivel lokal dhe atë rajonal janë angazhuar menjëherë, duke bërë përpjekje të vazhdueshme të kërkimit, dhe për të njëjtin person ende jemi në kërkim. Lidhur me këtë është duke u implementuar një plan operativ i veçantë, është bërë mobilizim i menjëhershëm i njësiteve policore në zonën e Pejës dhe në atë të Klinës.Po ashtu, me kërkesë është angazhuar edhe Njësiti për kërkim-shpëtim në kuadër të FSK-së me forcat e tyre, më se 35 pjesëtarë, si dhe njësi të tjera shtesë të PK-së, atyre të zjarrfikësve, për ta kërkuar viktimën përgjatë shtrirjes së lumit ‘Lumbardhë’. Ky kërkim ka vazhduar dhe është në vazhdim edhe gjatë ditës së sotme.Disa portale dhe mediume që informacionet i kanë marrë nga ndonjë portal i cili ka lansuar lajmin, kanë informuar, me datën 30 prill 2014, kinse “është gjetur trupi i pajetë i fëmijës Hasani”. Kjo informatë nuk qëndron dhe është dhënë nga mediumet pa e konfirmuar Policia e Kosovës, përkatësisht Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës në Pejë.Informacioni i tillë i dhënë ka shkaktuar indinjatë edhe tek familjarët e viktimës, andaj lusim të gjitha mediumet që në raste të tilla të dhimbshme, mos të nguten në dhënie të informacioneve pa e konfirmuar një gjë të tillë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje