Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Tentim vrasje

Tentim vrasjeMalishevë, 04 maj
Rreth orës 11:38 min, në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë ka ndodhur një tentim vrasje. Sipas hetimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se përderisa një qytetar me mbiemër Jonuzaj ishte duke marrë infuzion dhe qëndronte i shtrirë në krevat është qëlluar me armë zjarri nga ish miku i tij me mbiemër Bytyqi. Pas plagosjes, viktima është dërguar urgjentisht në QKUK në Prishtinë për trajtim dhe për fat mirë jeta e tij nuk është në rrezik thonë mjekët e pyetur nga policia. Ndërkaq, pas kryerjes së aktit, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor së bashku me armën e përdorur në rast. Policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes me ç’rast ka sekuestruar dy gëzhoja dhe dy predha të plumbave. Pistoleta e përdorur në rast dyshohet të jetë “Ekol Special 99” e kalibrit 7.65 mm me numër serik EU 1341117. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit policor për të dyshuarin. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje