Prishtinë, 29 prill 2014 Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren , pas hetimeve disa mujore sot rreth orës 14:00, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar. Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: 1. B. J. viti i lindjes 1976 ,2. R. G. viti i lindjes 1963, Të dyshuarit në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” Neni 422 si dhe “ Legalizim i përmbajtës së rreme” Neni 403, i Kodit Penal të Kosovës, duke keqpërdorur mjete financiare në vlerë prej 11.988€ (njëmbëdhjetë mije e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë euro). Këto mjete dyshohet se i kanë realizuar duke legalizuar dëftesa dhe certifikata shkollore, pa i portokoluar në baza ligjore si dhe duke bërë ndryshimin e notave në ditarë shkolle (dyshohet vetëm në ditarët e dy klasave për vitin 2009 – 2010 janë ndryshuar 139 nota). Me urdhër të prokurorit të prokurorisë themelore ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.