Prizren, 29 prill -Rreth orës 02 :10 minuta, në një bastore në rrugën “Flamuri” në Prizren, në rrethana ende të pa sqaruara një peron i gjinisë mashkullore është plagosur me armë zjarri. Sipas hetimeve fillestare që ka kryer policia e Prizrenit në Spitalin Rajonal ku ishte vendosur i plagosuri, bëhet e ditur se i dyshuari dhe viktima në momentet kritike kishin qenë së bashku duke luajtur bixhoz. Ende nuk dihen rrethanat e rastit se si i dyshuari kishte tentuar ta vras viktimën duke e shkrehur një plumb i cili e ka goditur viktimë në stomak. Pas kryerjes së veprës penale i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur dhe ende ndodhet në arrati. Policia ka kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes. Vazhdojnë përpjekjet për arrestimin e të dyshuarit.