Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Person i zhdukur

Pejë, 28.04.2014 -Policia e Kosovës , Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor Pejë , me datë 26.04.2013 , është informuar nga familjari ankues Burim Hasani , i cili ka deklaruar se Fitim Hasani i lindur më 13.09.2005 në Pejë,pasi që është larguar nga babai i tij rreth orës 16:00 ,më nuk ishte parë. Njësite hetimore përkatëse në nivel lokal dhe ate rajonal, janë angazhuar menjëherë , duke bërë përpjekje të vazhdueshme dhe i njëjti është në kërkim e sipër .Lidhur me ketë rast është raportuar edhe Prokurori i shtetit. Më një plan të veçantë është bërë mobilizim i menjëhershëm i njësiteve policore në zonën e Pejës dhe ate të Klinës.Po ashtu me kërkesë është angazhuar edhe Njësiti për kërkim shpëtim në kuadër të FSK-ës si dhe njësi tjera shtesë policore dhe të zjarrfikësve për ta kërkuar përgjatë shtrirjes së lumit ‘Lumbardh’. Ky kerkim ka vazhduar edhe sot me datë 28.04.2014 .Informacionet e fundit janë , që viktima ka lëvizur me një bicikletë bregut të lumit Lumbardh , dhe biçikleta e tij është gjetur ne ketë lumë nga zhytësit e njësiteve të cekura.Kerkimi është duke vazhduar.Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës,nëse kanë vrejtur të njëjtin , të informojnë në stacionin më të afërm policor apo në telefonin kujdestar 192 .Faleminderit për bashkëpunimin Tuaj.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje