Prishtinë 19 prill 2014,
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik me hetuesit e saj në Gjilan, me 19.04.2014 kanë realizuar planin operativ të koduar me emrin “Vëllezërit “, me ç’rast në fshatin Miresh saktësisht në një pompë të derivateve ka arrestuar në flagrancë fillimisht dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një çantë sportive e cila brenda kishte (8) tetë paketime me substance narkotike të dyshuar e llojit Marihuan.Po ashtu gjatë kontrollit në një çantë të kompjuterit është gjetur edhe një paketim me substance narkotike po ashtu e llojit Marihuan . Te gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale e Gjilanit e cila bërë matjen e substancës narkotike, e cila ka peshuar (18) tetëmbëdhjete kilogram. Si vazhdimësi e operacionit policor të suksesshëm hetuesit policor kanë arritur të arrestojnë edhe personin e tretë si të dyshuar të involvuar në këtë rast.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
• A. O. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1966
• F. M. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1989
• F. O. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1969
Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar këto dëshmi:
• 9 ( Nëntë ) paketime me substance narkotike të llojit Marihuane e cila ka peshuar rrethe 18 kilogram
• 1.1 (Një pikë një gram ) Kokainë
• 1 ( Një ) Veturë e Llojit Audi A-4 ngjyre e zeze Metalike
• 1 ( Një ) Veture e Llojit Opel Omega ngjyre vishnje
• 4 (Katër) Telefon Celular
• 1 (Një) Mini Llaptop –(HP ) Me USB te WIFI dhe
• 74 € ( shtatedhjetë e katër euro ) .
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit i cili ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka mbikëqyre tërë procesin e realizimit të planit policor dhe me vendimin e tij të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.