Malishevë,16-17 prill
Hetues policorë nga Malisheva kanë identifikuar një grup të dyshuarish nga fshati Lladroc të cilët kishin vjedhur shtylla për konstruksione ndërtimi e që besohet se janë pronë e “Bechtel-Enka”. Pas identifikimit të personave dhe sekuestrimit të shtyllave është kryer një bastisje në katër shtëpi të personave të dyshuar me ç’rast janë gjetur edhe gjësende tjera si vegla pune dhe material tjetër që përdoret në ndërtimtari si dhe dy armë: një pistoletë me gaz dhe një pushkë ajrore të cilat janë sekuestruar dhe do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. Me urdhër të prokurorit të shtetit, katër të dyshuarit po mbahen nën masën e arrestit policor.