Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës

Pejë, 17.04.2014

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti patrullues policor nga stacioni policor në Pejë me datën 16.4.2014 rreth orës 17:10 në rr. “Sheshi Haxhi Zeka” në Pejë, kanë ndaluar veturën Golf me targa të regjistrimit vendor, ngjyrë e kaltër dhe gjatë bastisjes së personit të dyshuar shtetas i Kosovës Ardian J. (1991), gjatë bastisjes në brezin e tij është gjetur revolja e tipit ‘Zastava’M57 prodhim Yugosllav 7.62 mm, 1(një) karikator me 3 (tre) fishekë të të njëjtit kalibër.Pastaj me urdhër të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur edhe arma automatike AK-47, një karikator me dy fishekë si dhe në një qeskë janë gjetur edhe 63 fishekë cal.7.62mm të po kësaj arme.I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit, punës së mirë hetimore nga hetuesit e stacionit policor në Pejë, në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq komuna e Deçanit, sot, janë konfiskuar edhe këto armë dhe pajisje tjera:
– një armë e gjatë-snajper, prodhim gjerman MA, së bashku me fatrollë,
– një armë automatike MP5, kalibër 9mm me një karikator,
– dy elektroshok, dy radiolidhje te markës KenWood,
– një dylbi e armës,
– një optik i llojit Iralin 30×75,
– një palë dylbi nate,
– një shënjestër për armë e llojit laser,
– një thikë luftarake,
– tri tehe të thikës luftarake dhe disa pajisje për pastrimin e armëve.I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura.
Po ashtu me datën 16.4.2014 hetuesit policor të Njësitit të hetimeve rajonale DRP Pejë kanë konfiskuar në fshatin Raushiq nga i dyshuari shtetasi Agush F. (1970) në shtëpinë e tij, 1 (një) pushkë automatike AK 47 cal.7.62×39 mm, dy karikatorë të zbrazët dhe 89 fishekë të cal.7.62x39mm.I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në fshatin Kosuriq komuna e Pejës me datën 16.4.2014 rreth orës 21:30, hetuesit policorë gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar shtetasit Haxhi P. (1962) në shtëpinë e tij janë gjetur armët: tri granata pushke (tipi tromblon), një granatë dore F-1, një AK-47 dhe një karikator pa fishekë.I dyshimti me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. Arma AK-47 është konfiskuar nga ana e policisë kurse granatat janë tërhequr nga ana e njësitit deminues të PK-së pa asnjë dëmtim në njerëz apo objekt të banimit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje