Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Këmbësorët në trafik

Ferizaj
Bazuar në statistikat e viteve të fundit mbi gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor, analizat tregojnë se një numër i konsiderueshëm i viktimave të aksidenteve në komunikacion janë këmbësorët. Jo pak raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa është edhe një numër i konsiderueshëm me lëndime të rënda e të lehta trupore. Me qëllim të parandalimit dhe uljes së numrit të këtyre rasteve, Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt, do të vazhdoj me ligjerata nëpër shkolla për vetëdijësimin e nxënësve se si të sillen në rrugë, ndërsa nuk do të mungojnë edhe kontaktet e ndryshme me qytetarë, me të cilët do të bisedohet lidhur me këtë temë.Gjithashtu, policia u bënë thirrje qytetarëve – këmbësorëve, që edhe vet ata të kontribuojnë në këtë drejtim duke respektuar shenjat e komunikacionit, kalimin e rrugës në vendet e shenjëzuara për këmbësorë, mos ndalja në mes të rrugës dhe bisedat në rrugë. Ndaj të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të sanksionuara, ditëve në vijim, policia do të nisë veprimet dhe do të merret edhe me këmbësorët kundërvajtës. Ndaj të gjithë këmbësorëve, (shkelësve eventual të këtyre rregullave në trafik), policia është e obliguar të veprojë dhe të shqiptojë gjoba, të cilat parashihen me ligj.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje