26.03.2014, Shtime- Pas një pune të suksesshme operative, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime ka arrestuar dy persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes . Të dyshuarit janë Afrim M. (49 vjeç) dhe Gani K. Me 25.12.2013 dyshohet se personat e arrestuar në Shtime kishin vjedhur një rimorkio të veturës ,,Suzuki” , mjete të ndryshme pune, motosharrë, shpues të ndryshëm elektrik,prerëse metali etj.Të gjitha sendet e vjedhura ,gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar. Pas intervistimit, nga Njësiti përkatës i hetimeve, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.