Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i të dyshuarve për ‘grabitje’

Pejë, dt.25.03.2014 -Policia e Kosovës, stacioni policor në Pejë ka pranuar informatën se me datën 24.3.2014 rreth orës 13:55 në rr. “Lidhja e Pejës “ në Pejë kishte ndodhur një rast i ‘grabitjes’ në dyqanin këmbimore.Menjëherë njësitë adekuate janë përgjigjur në rast dhe nga viktima Ilira K. (1987) shtetase e Kosovës kanë mësuar se në këmbimoren ku ajo punonte kanë hyrë dy persona të cilët fillimisht e kanë pyetur viktimës “A punoni?”. Në moment njëri nga ta nga xhepi ka hequr një qeskë duke i thënë viktimës se kemi bombë, ndërsa i dyshuari i dytë një mjet në formë thike dhe iu kanë drejtuar me fjalë viktimës t’i heqë nga çanta të gjitha paratë. Viktima nga frika ua ka dhënë 140 euro dhe të dyshuarit menjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur.Hetuesit policorë të stacionit në Pejë janë vënë në kërkim për t’i identifikuar të njëjtit dhe rreth orës 23:45 po këtë ditë kanë arritur t’i identifikojnë dhe të arrestojnë shtetasit egjiptianë të Kosovës: Pastrit R. (1974) banues në rr. “Mbreti Bardhyl” Pejë dhe Driton Rr. (1981) banues në rr. “Bukureshtit”. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar edhe nga viktima dhe lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje