Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘ Vrasje në tentativë ‘

Deçan, 25.3.2014 – Me datën 24.3.2014 rreth orës 21:05 në stacionin policor në Deçan ka ardhur viktima Bujar Z., i lindur më 1981 në fshatin Irzniq dhe ka raportuar se derisa ishte jashtë objektit të fushës së futbollit “Kenguri” në Isniq të Deçanit, pas një fjalosje verbale që kishte me një person nga fshati Isniq, i njëjti kishte shtënë në drejtim të tij me një armë zjarri (pistoletë).Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka bërë lokalizimin dhe sigurimin e këtij vendi.Po ashtu në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Hetimeve dhe Krim-teknikës, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit. Në vendngjarje është gjetur një fishek i pa zbrazur i cal.7.65mm.Viktima e rastit nuk kishte pësuar lëndime trupore por si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit ishte dëmtuar xhami i një veture e cila kishte qenë e parkuar aty.Policia ka arritur që të identifikojë personin e dyshimtë shtetasin Florim H. nga fshati Isniq, i cili është arrestuar rreth orës 22:00 me ç’rast është konfiskuar edhe një armë e zjarrit (pistoletë) e prodhimit jugosllav e tipit të panjohur me numër serik NN si dhe një brisk. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit është bërë bastisja e shtëpisë së personit të dyshimtë. Hetuesit kanë intervistuar viktimën dhe të dyshimtin. Të dyshimtit me vendim të prokurorit të shtetit iu ka shqiptuar masa e ndalimit policor dhe rasti do të procedohet në Prokurorin e shtetit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje