Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve

Ferizaj,ShtimeGjatë kësaj fundjave, në dy raste të ndara, njësitet e stacioneve policore të Ferizajt dhe të Shtimes, kanë konfiskuar :-3 (tri) revole-5 (pesë) karikatorë dhe -29 (njëzet e nëntë) fyshekë kalibrash të ndryshëm. Aksioni i policisë ka filluar pas një ngatërrese që ka ndodhur të premten dhe që ka përfunduar me kërcënim vrasjeje. Policia ka arrestuar tre të dyshuar, ndërkaq me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole e prodhimit jugosllav, tre karikatorë, 22 fyshekë të kalibrit 7.65 mm. dhe 5 fyshekë të kalibrit 7.62 mm. Ndaj dy të dyshuarve, prokurori ka urdhëruar masën e mbajtjes policore, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar me procedurë të rregullt. Të dielën ndërkaq, gjatë kontrollimit të një veture, policia e Shtimes, tek vozitësi ka gjetur një revole “TT” të prodhimit rus me një karikator dhe 7 fyshekë, ndërkaq te bashkëudhëtari është gjetur një revole, “Ekol Special” me karikator dhe 5 fyshekë.Me urdhër prokurorit, rasti dërgohet në gjykatë me procedurë të rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje