Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lëndime trupore me armë zjarri

Gjatë vikendit, në Rajonin e Prizrenit janë shënuar dy incidente ku janë përdorë armë zjarri me të cilat janë lënduar dy persona në dy raste të ndara. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Kievë në Komunën e Malishevës, diku rreth orës 23:07 min në një shtëpi banimi. Gjyshi, (tani i dyshuari) përderisa po e pastronte pistoletën e llojit CZ-Vzor e kalibrit 7.65 mm, që e posedonte pa leje, aksidentalisht e ka shkrehur dhe plumbi e ka goditur nipin e tij nëntë vjeç i cili në momentet kritike kishte qenë fjetur në krevat. I dyshuari i kishte kuptuar pasojat e shkrehjes së armës atëherë kur fëmija është zgjuar nga gjumi dhe është ankuar për dhimbje në bark. Me të kuptuar se viktima është i plagosur nga arma, urgjentisht është dërguar në QKUK për trajtim. Sipas raporteve mjekësore thuhet se pas intervenimit kirurgjik, jeta e fëmijës është jashtë rrezikut. Në vendin e ngjarjes janë kryer procedurat hetimore. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt. Arma me dy fishekë është sekuestruar. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Flemingu” në Prizren. Sipas raporteve hetimore thuhet se një qytetar ka kërkuar ndihmën mjekësore sepse ishte plagosur me armë zjarri nga djali i tij i cili me gjasë kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka arrestuar të njëjtin. Eshtë sekuestruar një pistoletë me gazë dhe njëzetë fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.Po ashtu, Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë tek një person i dyshuar i cili ndodhej në Parkun e Qytetit. Pas identifikimit të personit, në çantën e tij është gjetur një pistoletë “Ekol Tuna” e kalibrit 8 mm dhe gjashtë fishekë. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet me procedurë të rregullt. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje