Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’

Pejë, dt.14.3.2014 – Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e sektorëve dhe reagimit të shpejtë pranë stacionit policor në Pejë, gjatë implementimit të planit operativ “Shtimi i sigurisë”, në pikën e kontrollit në rrugën tranzite Pejë – Prishtinë kanë vërejtur një automjet “Opel Vektra” me targa të regjistrimit vendor, i cili posa ka vërejtur zyrtarët policorë ka ndërruar kahun e drejtimit duke iu shmangur kontrollit policor.Menjëherë njësitet policore janë vënë në ndjekje të këtij automjeti dhe pas pak minutash i dyshimti gjatë ikjes e ka goditur një pjesë të kanalit, me ç’rast dukshëm ka dëmtuar automjetin të cilin e ka drejtuar si dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore në fytyrë.Gjatë kontrollit të terrenit dhe përcjelljes së gjurmëve të lëvizjes së automjetit të dyshuarit, është gjetur sasi e drogës e llojit marihuanë në peshë prej 1026.6 gramë e cila është konfiskuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe njësitë relevante të antidrogës të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.I dyshuari, shtetasi i Kosovës J. Sh. (1967) nga komuna e Deçanit është arrestuar dhe i është konfiskuar edhe automjeti i tij. Me vendim të prokurorit të shtetit i është shqiptuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Vlen të ceket se ky i dyshuar ka rezultuar edhe person i kërkuar me letërrreshtim për vepër të njëjtë penale ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Rasti është kompletuar dhe është dërguar në Prokurorinë e shtetit në Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje