Pejë, dt.12.3.2014 – Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur sot me datën 12.3.2014 rreth orës 15:00, që të identifikojnë dhe të arrestojnë dy (2) të dyshuar të mundshëm shtetasit e Kosovës Ambroz B. (1989), nga fshati Pishtan – Pejë dhe Marjan B. (1993) po nga ky fshat, lidhur me veprën penale të ‘grabitjes’ së kryer me datën 11.03.2014 rreth orës 02:30 në fshatin Millovancë KK Pejë.Këta të dyshuar janë arrestuar pas një opracioni policor të koordinuar mirë nga hetuesit e këtij stacioni të cilët i kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshimtëve dhe menjëherë të njëjtit janë prangosur dhe sjellë në stacionin policor për intervistim.Gjatë intervistimit nga hetuesit, të dyshimtit kanë pranuar veprën e grabitjes së cekur, me ç’rast viktimë ishte shtetasi Sherif B. (1975) banues në fshatin Ujmirë KK Klinë, i cili në momentin e kryerjes së veprës ishte duke punuar (taksi) në kompaninë e taksit “ VIP “dhe të dyshuarit kanë kërkuar nga viktima që t’i voziste nga Vitomirica deri në fshatin Poqestë KK Pejë, mirëpo posa kanë arritur në fshatin Millovancë e kanë sulmuar viktimën fizikisht duke i shkaktuar lëndime dhe i kanë marrë automjetin e tipit “Mercedes” me targa regjistrimi vendor, pazarin ditor, dy telefona të tipit “Noki”dhe IPhone4, radiolidhjen komunikuese të taksive. Automjeti është shfrytëzuar nga të dyshimtit deri në qytetin e Gjakovës dhe anasjelltas dhe pastaj është gjetur i braktisur në fshatin Gllaviqicë tek hotel “Vranina”. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.Deri më tani si provë materiale janë gjetur automjeti i kompanisë që e drejtonte viktima, një(1) IPhone 4 dhe një (1) orë dore. Hetuesit janë në kërkim edhe të provave dhe dëshmive tjera.Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë vënë nën masën e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore nga hetuesit në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit në Pejë.