Malishevë, 13 mars – Stacioni Policor në Malishevë, krahas punës parësore që ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ka arritur që për periudhën janar –shkurt 2014 të bëjë realizimin e 705 urdhëresave të lëshuara nga gjykata dhe 66 shoqërime në seanca gjyqësore. Për të sqaruar më mirë realizimin e urdhëresave, policia e Malishevës gjatë dy muajve ka arrestuar 705 persona të cilëve u janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje ose janë dënuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale. Prej 705 të arrestuarve, 633 kanë kryer obligimet me ç’rast kanë shlyer borxhin ndërsa 72 janë përcjellë për shlyerje të dënimit me burg. Po ashtu janë realizuar edhe 66 shoqërime në seanca gjyqësore me kërkesë të gjykatës.