Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Prizren,11 mars – Diku pas mesnate, në ambientet e restorantit “Sharri” në Prizren, ka ndodhur një shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga një grup të dyshuarish të cilët, nën ndikim të alkoolit kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shtënë me armë zjarri në brendi të restorantit me ç’rast kanë rrezikuar jetën e personelit dhe të pranishmëve dhe kanë shkaktuar dëm material. Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 19 gëzhoja të armëve të kalibrit të panjohur. Grupi hetimor që është caktuar ta hetojë rastin ka shikuar xhirimet e kamerave të sigurisë dhe ka identifikuar të dyshuarit të cilët janë intervistuar në polici ndërsa dy prej tyre janë ndaluar nën masën e arrestit policor. Janë sekuestruar dy armë: një revole “Lawman” MK III 357 me gjashtë fishekë dhe një pistoletë M 674 1946. Provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje