Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vjedhje e rëndë-Arrestohen pesë të dyshuar

10.03.2014, Ferizaj – Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar pesë persona, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes së rëndë në këtë qytet. Raportete e para flasin se: B.S. 29 vjeç, I.I. 21 vjeç (shtetas i Maqedonisë), S.T. 29 vjeç, H.B. 20 vjeç dhe S.D. 25 vjeç, në bashkëveprim kanë kryer së paku pesë vjedhje të rënda në objektet e PTK-së në qytetin e Ferizajt. Herën e fundit, me 07.03.2014, këtë vepër penale, dyshohet se e kanë kryer në objektin nr. 2 të PTK-së në qendër të qytetit. Gjatë kontrollimeve në lokacione të ndryshme të të dyshuarve, hetuesit policor kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të gjerave të vjedhura, si: kompjutorë, televizor, 1925 kartela mbushëse “Vala” të vlerës, 3, 5, 10, 20, 40 dhe 50 Eurove. Vlera e gjithmbarshme e gjësendeve të vjedhura arrin rreth 13 mijë Euro. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferzajt, ndaj të dyshuarve, (B.S. dhe I.I.) ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje