Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestimi i të dyshuarve për ‘grabitje’

Gjakovë, dt.10.3.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur sot me datën 10.3.2014 rreth orës 15:46, që të identifikojnë dhe të arrestojnë dy (2) të dyshuar të mundshëm, shtetasit e Kosovës Faredin U. (1996), nga fshati Cërmjan i Gjakovës dhe Isa K. (1995) po nga ky fshat, lidhur me veprën penale të ‘grabitjes’ së kryer sot me datën 10.3.2014 rreth orës 09:05 në rr. “Sadik Stavileci” në Gjakovë.Këta të dyshuar janë arrestuar pas një operacioni policor të koordinuar mirë me hetuesit e këtij stacioni të cilët e kanë lokalizuar vendndodhjen e të dyshimtëve dhe menjëherë të njëjtit janë prangosur dhe sjellë në stacionin policor për intervistim.Gjatë intervistimit nga hetuesit, të dyshimtit kanë pranuar veprën e grabitjes së cekur, me ç’rast viktimë ishte shtetasi E. M. (1997) banues në Gjakovë, i cili në momentin e kryerjes së veprës ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe të dyshuarit kishin hyrë në dyqan dhe pas një komunikimi verbal me viktimën të njëjtin me një mjet të fortë e kishin goditur në këmbën e majtë, me ç’rast i kanë marrë një telefon të tipit “IPhone 5 S Gold” me kartelën me numër të “Valës”. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë vënë nën masën e ndalimit policor për të vazhduar më procedura të mëtejme ligjore nga hetuesit në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit në Gjakovë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje