Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vrasje në Tentativë

Mitrovicë, 6 mars 2014- Policia në Mitrovicë përkatësisht stacioni policor jugu sot më 6.mars. 2014 rreth orës 10:24 ka pranuar informatë për një incident në rr ,,Driton Veliu’’ njësitë policore me të mbërritur ne vendin e ngjarjes janë njoftuar nga dëshmitarët se pas një rrahje në mes disa të rive dy nga ta kishin kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë si pasoj e lëndimeve te marra nga mjeti (Thikë), dy të lënduarit viktimat L.H. 18 vjeç ,dhe, F.F.19 vjeç pas tretmanit fillestar ne spitalin e Mitrovicës janë dërguar për ne QKUK-së gjendja e tyre shëndetësorë raportohet te jetë jashtë rrezikut për jetë;Hetimet e para policore te nisura nga vendi i ngjarjes ka bërë të mundeshim identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e pesë te dyshuarve te përfshirë në rast Gjithashtu është gjet dhe sekuestruar thika e cila dyshohet te jetë përdorur ne rastBazuar ne deklaratat e të intervistuarve si te dyshuarve, dhe dëshmitarëve incidentit kriminal dyshohet te i ketë parapri një zënkë e një dite më parë mes te dyshuarve dhe viktimave me që të gjithë janë nxënës të së njëjtës shkollë .Pas procedurave intervistuese me urdhër te prokurorit te ndaj te dyshuarve V.S. 23 vjeç dhe A.S.18 vjeç , iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje