Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale

Pejë, 5.3.2014 – Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, dega në Gjakovë, me datën 4.3.2014 rreth orës 09:15, në aksin rrugor Gjakovë-Novosellë, përkatësisht në rr. ”Mark Malota” në Gjakovë, i është përgjigjur një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka rezultuar me lëndime trupore dhe dëme materiale.Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili i ka autorizuar hetuesit e NJKR-së për të bërë këqyrjen e vendit e ngjarjes. Deri tek aksidenti supozohet se ka ardhur përderisa ngasësi i dyshimtë shtetasi Migjen T. (1992) nga fshati Novosellë, komuna e Gjakovës duke e ngarë pa patentë shofer automjetin “Seat Altea” me targa regjistrimi vendor, nuk iu ka përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, tejkalimit në mënyrë të pakujdesshme, me ç’rast me pjesën e përparme të automjetit të tij e godet në anën e djathtë jashtë rrugës në pjesën e parë të anës së përparme automjetin e tipit “VW Kombi” me targa regjistrimi vendor, i cili mjet në momentin kritik veç ishte i kyçur nga rruga dytësore në rrugën kryesore në drejtim të Gjakovës.Me këtë rast pësojnë lëndime trupore ngasësi i mjetit “VW” kombi, shtetasi Xhafer Sh. (56), i cili është dërguar për në QKUK Prishtinë. Edhe pasagjerët në këtë mjet, shtetasit Shaip Sh. (1993) dhe Rabë Sh. (1969), kanë pësuar lëndime, të cilët pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal Gjakovë janë liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari (Migjeni) është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës.Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rajonal të DRP- Pejë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje