Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Në një operacion të përbashkët të IPK-së dhe PK-së arrestohen pesë të dyshuar

Prishtinë, Ferizaj, Shtërpcë, 4 mars 2014,

Sot në orët e hershme të mëngjesit Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë realizuar operacionin e koduar me emrin “Rrjedhja”.Hetimi i përbashkët i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Policisë së Kosovës (PK) ka filluar muaj më herët duke ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe i njëjti është vazhdimësi e hetimit ndaj një personi që dyshohet të jetë pjesëtar i MUP-it i cili është arrestuar nga PK-ja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në dhjetor të 2013-ës.Operacionit i ka paraprirë një urdhëresë e Gjykatës Themelore në Ferizaj me ç’rast janë bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë dhe disa fshatra të saj.Në këtë operacion të përbashkët të realizuar është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera.Si pjesë e realizimit të operacionit janë bastisur edhe katër shtëpi dhe objekte përcjellëse të katër zyrtarëve policorë nga stacioni policor i Shtërpcës (dy rreshterë dhe dy zyrtarë policorë) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer disa vepra penale.Operacioni i koduar me emrin “rrjedhja” është përkrahur edhe nga disa njësi të specializuara të Policisë së Kosovës si: Njësiti special operativ, forenzika, njësiti i krimeve kibernetike, njësiti K-9 , hetues nga drejtoria e krimeve të rënda, Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia deminimit etj.Pesë persona të dyshuar janë shoqëruar në polici në mesin e tyre katër zyrtarë policorë.Si rezultat i këtij operacioni të gjerë janë gjetur dhe konfiskuar:

1. Dy (2) pushkë automatike AK-47 ;
2. Gjashtë pushkë të modeleve të ndryshme;
3. Tri granata dore prodhim Jugosllav;
4. Një rrethatore municioni me 26 fishek gjuetie;
5. Disa telefona mobil;
6. Mbi 20.000 € para të gatshme;
7. Pajisje kompjuterike (CD, llaptop, kompjuter);
8. Disa dosje me dokumente të gjykatës paralele në Shtërpcë;
9. Eksploziv plastik (C4);
10. Municion të kalibrit të ndryshëm;
11. Monedha të Serbisë (Dinarë) etj.
Personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale zbulim i fshehtësisë zyrtare, armëmbatje pa leje, keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit etj. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje