Mamushë-Suharekë-Malishevë, 01 mars -Pak pas mesnate, një polic i cili po kthehej nga detyra me veturë private, posa kishte arritur në Malishevë dhe ishte nisur në drejtim të fshatit Lubizhdë, kishte lëvizur pas një automjeti të llojit kombi “Ford Transit” ngase kishte dyshuar se në te mund të kishte gjësende të kundërligjshme. Polici pasi kishte informuar policinë e Malishevës dhe kishte kërkuar ndihmë, mirëpo dy të dyshuarit e kanë kuptuar qëllimin e policit dhe me të arritur në Lubizhdë, befasisht e kanë ndalur automjetin dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur. Në vendin e ngjarjes, në brendësi të automjetit policia ka gjetur 23 koshere bletësh. Ndërkaq pas orës 07 të mëngjesit, një qytetar nga Samadraxha e Suharekës ka informuar policinë se automjeti i tij i llojit “Ford Transit” ishte vjedhur gjatë orëve të natës. Ndërsa më vonë në Mamushë është iniciuar rasti i vjedhjes së bletëve të cilat kanë qenë të stacionuara në fushë të hapur në mes Mamushës dhe fshatit Retijë. Mbetet në kompetencë të tri stacioneve policore për t’i koordinuar hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit. Bletët i janë kthyer pronarit.