Gjakovë, 03.03.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni policor në Gjakovë sot më datë 03.03.2014 rreth orës 09:30 ka pranuar informatën për një rast Shkaktimk i rrezikut përgjithshëm në rr.”Mbretëresha Teutë” Gjakovë,përkatësishtë në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” .Njësite reaguese policore menjëherë pas marrjes së informacionit janë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se i dyshimti (nxënës) D.L.(1996) ia kishte marrë të dyshuarit (nxënës) K.Gj.(1996) një “Paper sprey” dhe kishte hyrë në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” në Gjakovë ,me ç’rast ky i dyshimtë e kishte përdorur sprejnë në koridor afër një klase, gjë që nga kundërmimi i aromës viktimat nxënëse të gjinisë femërore , R.R.(1997), D.H.(1997),B.G.(1996),M.D.(1997),R.G.(1996),A.M.(1996) dhe A.R.(1997) kane pësuar lëndime si marramendje, iritim të syrit, hundëve, fytit dhe alivanosje. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar viktimat më shumë kanë trauma nga aroma djegëse. Menjëherë është informuar edhe Prokurori i shtetit për ketë rast dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit D.L. dhe K.Gj.iu ka shqiptuar masa e ndalimit menjëhershëm policor.