Pejë 26.2.2014
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjakovë, rreth orës 01:40 të datës 26.2.2014, është njoftuar se në rr. “Mic Sokoli ” në Gjakovë, rreth orës 22:20 të datës 24.2.2014 një person i dyshimtë me armë pistoletë, të cilën e mbante në dorë, kishte kryer grabitje të armatosur në marketin “Landi star” në afërsi të spitalit rajonal “Isa Grezda“ në Gjakovë.I dyshuari nga viktimat kishte kërkuar të japin të hollat, mirëpo i njëjti vetë nga kasa (sipas viktimave) ka marrë rreth 1000 euro, duke ikur në drejtim të panjohur.Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitë e hetimeve nga stacioni policor Gjakovë. Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Menjëherë njësitë policore janë vënë në kërkim për kapjen e të dyshuarve të mundshëm të këtij rasti dhe hetuesit në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, janë duke punuar intensivisht për të identifikuar e arrestuar të njëjtit.