Prizren, 22 shkurt Gjatë vikendit, në Prizren kanë ndodhur dy grabitje në vende të ndryshme. Grabitja e parë është kryer rreth orës 14:00 të datës 22 shkurt, në rrugën “Maja e Pikëllimes” me ç’rast një femre e vitlindjes 1957 e cila ishte ndodhur në rrugë para shtëpisë së saj i është afruar një i dyshuar dhe me forcë e ka përplasur për tokë viktimën dhe ia ka shkëputur një zinxhir të artë nga qafa dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Pas paraqitjes së rastit në polici, hetuesit policor shumë shpejt kanë arritur që ta identifikojnë kryerësin e më pas ta arrestojnë të njëjtin. I dyshuari është i moshës 22 vjeçare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Zara” , në afërsi të stacionit të trenit, Sipas raporteve hetimore thuhet se një vajzë e vitlindjes 1990, përderisa po ecte rrugës i është afruar një fëmijë dhe e ka pyetur se në sa ishte ora dhe kur vajza po e shikonte orën i dyshuari e kishte goditur në dorë nga e cila i kishte rënë një telefon i llojit “IPOHN 4S”. Grabitësi e kishte rrëmbyer telefonin dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Pas paraqitjes së rastit, hetues policorë kanë arritur të përmbyllin hetimin me arrestimin e dy të dyshuarve të moshës në katërmbëdhjetë vjeç të cilët janë intervistuar në prani të prindit. Është informuar prokurori për të mitur i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt.