Pejë 25.2.2014
Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Gjakovë, rreth orës 09:00 të datës 24.2.2014, është njoftuar nga personeli i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, lidhur me një pacient (viktimë) i cili ishte i hospitalizuar në repartin e ORL-së dhe ishte hedhur në tokë nga dritarja e katit të parë, me ç’rast ishte dërguar menjëherë për tretman mjekësor. Rasti kishte ndodhur rreth orës 00:10 të datës 24.2.2014, mirëpo i njëjti rreth orës 03:30 kishte ndërruar jetë.Ky pacient në kohën përderisa ka qëndruar në repart ishte i vetmuar pa ndonjë pacient tjetër dhe me të dëgjuar një zhurmë, menjëherë kishte shkuar në dhomë ankuesja motër medicinale, e cila kishte vërejtur dritaren e hapur nga ku ishte hedhur viktima.Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, si ‘hetim i vdekjes’. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.