Me 23.2.2014, rreth orës 11:00, njësiti sektorial patrullues nga stacioni policor i Kamenicës, gjatë patrullimit rutinë kanë ndalur një veturë të llojit BMW me tabela të republikës së Shqipërisë, drejtuar nga Z. Rr. 1961 shtetas i Republikës së Shqipërisë me banim në Durrës. Vozitësi nuk u është bindur urdhrave të policëve që të shkojë në stacionin policor në Kamenicë dhe ka lëvizur veturën me nxitim duke goditur njërin nga policët me veturë, ku i ka shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet e trafikut rajonal dhe njësitet patrulluese të stacionit policor të Gjilanit ku janë vënë në ndjekje të veturës së dyshimtë, e cila nuk ka përfillur asnjë shenjë ndaljeje nga policët.Vetura e dyshimtë nga Kamenica ka arritur të vijë deri në qytetin e Gjilanit ku në një rrugë dytësore është përplasur me një veturë të parkuar.Edhe me këtë rast vozitësi ka tentuar t’u ikë njësiteve patrulluese të Gjilanit, ku njërit nga policët i shkakton lëndime duke e goditur me veturë.I dyshimti Z. Rr. është ndalur nga policia rreth orës 11:30 në Gjilan në rrugën e ”Kosovës”.Në vendin e ngjarjes përveç njësive sektoriale dhe hetimeve të stacionit të Gjilanit kanë dalë edhe hetimet rajonale, hetuesit e krim teknikës, njësitet anti-drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan.Pas ekzaminimit detal të veturës në brendësi të saj janë gjetur rreth 54 kg, (53.740kg) substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.Substanca e gjetur dhe vetura janë konfiskuar nga policia.I dyshuari ndodhet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, gjersa prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.Ndaj të dyshuarit do të ngrihen kallëzime penale: 1.Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, 2.Sulm ndaj personit zyrtar, 3.aksident trafiku me lëndime trupore. Rasti mbetet nën hetime për zgjerimin e mëtutjeshëm dhe mbledhje të dëshmive shtesë.