21.02. 2014 – Ferizaj
Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, njësitet policore të Ferizajt, kanë arrestuar sot 15 persona, të gjithë në kërkim dhe të dënuar nga gjykata kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.Operacioni i policisë është zhvilluar në fshatrat, Jezerc, Neredime e Epërme, Neredime e Ulët dhe në Manastirc. Pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e Gjykatës, personat e arrestuar dërgohen në vuajtje të dënimit. Bashkë me të arrestuarit e sotëm, vetëm brenda kësaj jave, në Rajonin e Ferizajt janë realizuar 25 urdhëresa të Gjykatës Themelore.Me këtë rast, policia u bën thirrje të gjithë personave, të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykata, që në afatin sa më të shkurtër ti kryejnë obligimet e tyre ligjore.Policia e Ferizajt, ka njoftuar gjithashtu, se operacioni i realizimit të urdhëresave të gjykatave do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.