Zhur-Prizren, 13 shkurt Rreth orës 15:55 minuta, një patrullë policore e Nën Stacionit policor të Zhurit, në një pikë kontrolli ka ndaluar një traktor dhe gjatë kontrollit në rimorkio ka vërejtur rrjeta teli rreth 15 metra. Policët kanë shfaq dyshimin se rrjeta e telit mund të jetë vjedhur nga rrethoja e autostradës. Të njëjtit kanë thirr në ndihmë hetues nga Stacioni policor i Prizrenit për të konstatuar pretendimet e policisë. Sipas hetuesve të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes thonë se aty mungojnë disa qindra metra rrjetë mbrojtëse teli që shërben për siguri në autostradë. Ndërkaq i dyshuari është arsyetuar se telin e kishte gjetur të gatshëm dhe vetëm e kishte ngarkuar në traktor që sipas ligjit gjithsesi përbën vepër penale e marrjes së sendit të huaj-vjedhje. Prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të më tejme. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i fton qytetarët që ta ndihmojnë policinë në gjetjen e autorëve të vjedhjeve që kanë ndodhur në rrugën e kombit sepse pasojat mund të jenë dhimbshme për njerëz të pa fajshëm.