13.2.2014, Hani i Elezit
Sot rreth orës 08:00, në Han të Elezit, është gjetur trupi i pajetë i M. T. (49 vjeç), punëtor në fabrikën e çimentos “Sharrcem”. Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të një marketi, pronari i të cilit e kishte njoftuar policinë dhe urgjencën e ambulancës në Han të Elezit, ku edhe është konstatuar vdekja e 49 vjeçarit.Hetimet e para të Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, kanë konstatuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka autorizuar hetimet rajonale për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të duhura lidhur me rastin, ndërkaq për t’u vërtetuar shkaktari i vdekjes, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.